Franca gjysmëfinalistja e parë (VIDEO)

Kombëtarja e Francës është gjysmëfinalistja e parë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e drejtuar nga Didie Deshamp në ndeshjen e parë çerekfinale eliminoi Uruguain, skuadër kjo e cila nuk ishte as hija e asaj skuadre që eliminoi Portugalinë në 1/8 e finales. Si duket mungesa e Edinson Kavanit, autorit të të dy golave në fitoren ndaj portugezëve, ndikoi shumë, ashtu që nuk mundën ti ikin disfatës 2:0, të krijuar me nga një gol në secilën pjesë.

Ishte mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Varane, ai i cili në minutën e 40-të me kokë realizoi golin e parë për Francën, teksa goli i dytë mban firmën e Antuan Grizman, i cili në minutën e 61-të me një goditje të fuqishme nga distanca, i ndihmuar edhe nga portieri Muslera, shënoi për 2:0.

Franca në gjysmëfinalen e 10 korrikut do të mirëpret fituesin nga përballja, Belgjikë-Brazil, që zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00.

 

 

Leave a Reply