Vardari prezanton brazilianin, Souza

Futbollisti brazilian, Vilian Lira Souza prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Vardarit. Bëhet fjalë për një sulmues 25-vjeçar, i cili te nënkampionët e vendit vjen nga rradhët e skuadrës braziliane të Sao Bernardo, ndërsa me “kuqezinjtë” nga Shkupi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Përveç në vendlindjen e tij, Souza gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Indonezi, ndërsa te Vardari do të bartë fanellën me numër 7.

Leave a Reply