Mediat spanjolle: Nejmar kërkon kalimin te Real Madridi

Ylli brazilian Nejmar ka kërkuar transferimin e tij te Reali i Madridit. Një gjë të tillë pohojnë mediat spanjolle, sipas të cilave dëshpërimin e tij me Brazilin në Botërorin e Rusisë, Nejmar dëshiron ta kompenzojë me një kalim te gjigandët e Europës, me të cilët do të kishte shpresuar më shumë që një ditë të fitojë çmimin e “Topit të Artë”.

Nejmar te PSZH-ja u transferua gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e Barcelonës për një shumë rekord prej 222 milion euro, ndërsa mbetet të shihet se cila do të ishte shuma që Reali do të paguante për të rikthyer atë në Spanjë!?

Leave a Reply