FIFA caktoi arbitrin e gjysmëfinales Kroaci-Angli

FIFA ka caktuar arbitrat për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi midis Kroacisë dhe Anglisë. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri turk Xhunejt Çakër, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Bbahatin Duran dhe Tarik Ongun, teksa arbitër i katërt do të jetë holandezi, Bjorn Kujpers.

Për Çakër do të jetë kjo ndeshja e tretë që do të referojë në Botërorin e Rusisë, pas dy ndeshjeve në fazën e grupeve, Maroku-Iran dhe Nigeri – Argjentinë.

Kroacia dhe Anglia do të përballen të mërkurën në Luzhniki stadium me fillim në ora 20:00. Ndeshja tjetër gjysmëfinale, është ajo midis Belgjikës dhe Francës, që në program është nesër mbrëma.

Leave a Reply