Osmani: Të përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj TNS

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka folur në prag të ndeshjes së nesërme kundër skuadrës së The Nju Seints, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kkampionëe Europian, njofton “infOSport.mk”. Numri një i stafit “kuqezi” tha se skuadra është e përgatitur maksimalisht dhe se me një qasje serioze nga ana e futbollistëve në fund mund të nxjerrin një rezultat pozitiv.

“Kemi bërë disa përgatitje shumë të mira. Ndodhemi në formë të mirë dhe mund të them se jemi të gatshëm për sfidën që na pret kundër TNS-së. Përballë kemi 7 herë kampionët e Uellsit. Shkëndija i respekton maksimalisht rivalët, ashtu që respektojmë edhe këtë kundërshtarë. Ata kanë shumë ndeshje europiane. Në letër shumica na konsiderojnë si favoritë, mirëpo sipas listës së UEFA-s, Shkëndija nuk është favorit. Favoriti në letër është di1#ka tjetër, e në teren diçka tjetër. Rast më të freskët kemi Kampionatin Botëror, ku pamë se çfarë ju ndodhi skuadrave favorite. Andaj në këtë ndeshje qasemi shumë seriozisht dhe në mënyrë maksimale” – tha Osmani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe TNS zhvillohet nesër mbrëma në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15, ndërsa do të drejtohet nga arbitri qipriot, Timoteo Kristofi, të cilit do ti ndihmojnë bashkëkombasit e tij, Michael Soteriou dhe Charlambos Georgiou.

Leave a Reply