ZYRTARE, Paulinjo braktis Barcelonën, rikthehet në Kinë

Skuadra e Barcelonës është ndarë edhe zyrtarisht me mesfushorin brazilian Paulinjo, i cili është rikthyer sërish në Kinë te skuadra e Guandzhou Evergrande. Paulinjo ishte transferuar te Barcelona gjatë vitit 2017-të, pikërisht nga skuadra e njëjtë kineze për një shumë prej 40 milion euro.

Transferimi i tij nga ana e tifozëve “katalunas” ishte pritur me shumë pesimizëm, mirëpo me kalimin e kohës ai ishte shndërruar në një nga futbollistët kyç të skuadrës nga “Kamp Nou”. Me Barcelonën, Paulinjo fitoi një titull kampion, duke siguruar në këtë mënyrë një vend titullari në formacionin e Kombëtares së Brazilit në kuadër të Botërorit, “Rusi 2018”.

Sipas informacioneve jo zyrtare, shuma e transferimit që kinezët do e paguajnë për ish futbollistin e tyre, është 50 milion euro, apo 10 milion euro më shumë nga ajo që kishin përfituar me shitjen e tij sezonin e kaluar.

Leave a Reply