Fenomenale! Portieri brazilian bënë 4 super pritje brenda vetëm disa sekonave (VIDEO)

Ndodhemi kah fundi i Kampionatit Botëror në Rusi, ku nuk kanë munguar pritje bravuroze nga ana e portierëve, mirëpo edhe shumë gola të bukur, mirëpo gjëra interesante pa dyshim se po ndodhin edhe jashtë tereneve të Rusisë.

Në një ndeshje të “Seria C” në Brazil, portieri i skuadrës së Tupi, Rikardo Vilar, ka vendosur në xhep disa nga kolegët e tij më të njohur që janë apo ishin pjesë e Botërorit.

Tupi pësoi disfatë 1:3 në shtëpi nga Kuba Esporte, mirëpo po të mos ishte Vilar në portë, me siguri se skuadra e tij do të pësonte ndonjë disfatë edhe më të thellë. Në një momente të ndeshjes Vilar shpëtoi portën e tij plotë 4 herë, edhe atë vetëm brenda disa sekondave!

Në videon më poshtë mund të shihni pritjet e portierit 33-vjeçar brazilian.

Que defesas foram essas??

😱😱😱 Ricardo Vilar, goleiro do Tupi, fez a sequência de defesas mais IMPRESSIONANTE do último mês, enquanto você via a Copa do Mundo. Veja!

Публикувахте от Globo Esporte в Понеделник, 9 юли 2018 г.

Leave a Reply