Formacionet zyrtare, Shkëndija-TNS

Me fillim në ora 20:15 Shkëndija në arenën “Filipi  i Dytë” do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së The Nju Seints nga Uellsi, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija edhe pse vjen nga lista e skuadrave jo bartëse, ndaj TNS-së shihet si favorit absolut, për më tepër që këtë ndeshje e zhvillon para tifozëve të saj.

Formacionin me të cilin Qatip Osmani ka vendosur të zbresë në fushë, është ai i njëjti i paralajmëruar më herët nga portali ynë, ku në mesfushë bashkë me Alimin do të luaj Shqiprim Taipi, teksa në sulm i vetmuar do të jetë Besart Ibraimi, por që gjithnjë do të ndihmohet nga treshja Radeski, Emini dhe Zhunior.

Leave a Reply