10 super futbollistët që mund të zëvendësojnë Ronaldon te Reali

Pas 9 vitesh sukses të padiskutueshëm me Real Madridin, Cristiano Ronaldo ka zyrtarizuar kalimin te Juventusi duke nisur në këtë mënyrë një epokë të re në karrierën e tij.

Portugezi u pajtua t’i bashkohet Juventusit për 112 milionë euro duke lënë një boshllëk të madh në klubin madrilen.

Por menjëherë pas largimit, drejtuesit e Realit po mendojnë për zëvendësuesin e portugezit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Goal”, këta janë 10 lojtarët që mund ta zëvendësojnë Ronaldon te Reali i Madridit: Nejmar, Kylian Mbape, Eden Hazard, Robert Levandovski, Mauro Ikardi, Harry Kejn, Mohamed Sallah, Paulo Dybala, Sergej Milinkoviç-Saviç, Kristian Pulishiç.

Leave a Reply