Liverpulli edhe zyrtarisht futet në garë për nënshkrimin e Shaqirit

Skuadra nënkampione e Europës, Liverpulli edhe zyrtarisht ka nisur bisedimet me mesfushorin shqiptarë të Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri.

Mediat angleze raportojnë se “Të Kuqtë” nga Enfilld Roud kanë shtuar përpjekjet për blerjen e yllit me origjinë shqiptare.

“Goal” raporton se Liverpulli është gati të harxhojë 17 milion euro për shërbimet e futbollistit gjilanas, i cili pati një paraqitje mjaft dinjitoze në Botërorin e Rusisë me petkun e përfaqësueses së Zvicrës.

Pas zbritjes së Stouk Sitit një kategori më poshtë, dëshira e Shaqirit është që të mbetet sërish pjesë e Premierligës, ndërsa një transferim te gjigandët e Liverpullit, me siguri se do të ishte një hap para në karrierën e tij.

Për shërbimet e Shaqirit gjithashtu interesohet edhe Mançester Junajtedi.

Leave a Reply