Vardari përveç Isenit, përfshinë edhe një tjetër shqiptarë për ndeshjet në Europë

Vardari gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Liga Europa skuadrës lituaneze të Pjunik.

Për këtë sfidë, tekniku i “kuqezinjëve” nga Shkupi, Boban Babunski ka dorëzuar në UEFA, listën me futbollistët e grumbulluar, ku bie në sy edhe prezenca e talentit shqiptarë nga Kumanova, 18-vjeçarit Fitor Rexhepi.

Ky i fundit i lindur me 20 mars të vitit 2000 ka bindur trajnerin e Vardarit përmes ndeshjeve kontrolluese që kjo skuadër i zhvilloi në Slloveni.

Përveç Rrexhepit pjesë e Vardarit në këto ndeshje europiane do të jetë edhe Besar Iseni, që pritet të jetë titullarë në takimin e nesërm kundër skuadrës së Pjunik, teksa në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy përforcimet e fundit, braziliani Vilian Lira Sousa dhe argjentinasi, Nikolas Hoze Heranc.

 

 

 

Leave a Reply