Ashtu edhe siç pritej, Kuadrado №7 i’a dorëzon Kristiano Ronaldos

Kolumbiani i Juventusit, Huan Kuadrado vullnetarisht ka vendosur që të heq dorë nga fanella me numrin 7-të, me të cilën luante sezonin e kaluar, me qëllim që ai të vishet nga ylli i ri i “biankonerëve”, Kristiano Ronaldo.

“Më mirë të japësh, se sa ët marrësh” – kishte shkruar Kuadrado në “Twitter”.

Ky gjest i kolumbianit ishte i pritur, pasi “shtata” është një markë e mbrojtur e Kristianos, ndërsa nga klubi torinez me siguri se do të bëjnë çmos që t’ia plotësojnë dëshirën portugezit.

Vetë Kuadrado më parë kishte mbajtur fanellën me numër 16-të te Juve, kur i ishte bashkuar kësaj skuadre nga rradhët e Fiorentinës. Ndërkohë Ronaldo në fillim të aventurës së tij te Reali mbante veshur fanellën me numër “9”, që më pas të marrë numrin e tij të dashur, numrin 7.

Leave a Reply