Disfata për tre skuadrat shqiptare në Liga Europa, Luftëtari thuajse i eliminuar

Të enjten janë zhvilluar pjesa më e madhe e ndeshjeve të raundit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Europa, ku ndeshjet e tyre i zhvilluan edhe tre skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë, Luftëtari, Partizani dhe Laçi, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht këta të fundit kanë ndoshta edhe gjasat më të mëdha për të kaluar në raundin e dytë, bazuar në rezultatin e ndeshjes në transfertë që e arritën ndaj skuadrës qipriote të Anortozis.

Laçianët pësuan disfatë me rezultatin 2:1, edhe pse të parët kishin avansuar në këtë ndeshje falë golit të shënuar nga Erion Hoxhallari, futbollist ky i huazuar nga Tirana vetëm për këto ndeshje ndërkombëtare.

Me një reuzltat minimal, mirëpo në shtëpi pësoi edhe Partizani, që u dorëzua të enjten në “Selman Stërmasi” përballë skuadrës së njohur sllovene të Marborit, që nga Tirana u largua me fitoren 0:1.

Për dallim nga Partizani dhe Laçi që ende shpresojnë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Luftëtarin, që ndaj Ventspilsit letonez u mund me rezultatin e thellë 5:0. Që të tre këto skuadra shqiptare ndeshjet e kthimit do ti zhvillojnë me datë 19 korrik.

Leave a Reply