Belgjika e treta në Botë, në finalen e vogël mundi Anglinë (VIDEO)

Belgjika Kampionatin Botëror në Rusi e  ka përfunduar në vendin e tretë, pasi sot në finalen e vogël me rezultatin 2:0 mundi Anglinë, njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë realizuan të besuarit e trajnerit Martinez, të cilët e dominuan ndeshjen në tërësi, ndërsa në fund me plotë meritë u përshëndetën nga 60 406 pektatorët e pranishëm në stadiumin Shën Petersburg.

Vetëm pas 4 minutave lojë, Thomas Meunie kaloi në epërsi Belgjikën, që golin e dytë e gjeti në minutën e 82-të me anë të futbollistit të saj më të mirë Eden Hazard, i cili edhe sot si në të gjitha ndeshjet e tjera të kombëtares belge vallëzonte në fushën e blertë, duke ua vështirësuar në maksimum punët mbrojtësve anglez.

Për Eden Hazard ishte ky goli i tretë i shënuar në ndeshjen e 63-të në kuadër të këtij Botërori, ku nesër me fillim në ora 17:00 për titullin e kampionit të ri të Botës do të diskutojnë Franca dhe Kroacia.

Leave a Reply