Caktohen arbitrat për ndeshjen FC Shkupi – Renxhers

UEFA ka caktuar emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit midis FC Shkupit dhe Renxhersit, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci humbi me rezultatin 2:0, mirëpo paraqitja e tyre në “Ajbroks Stadium” jep shpresa, edhe përkundër faktit se përballë kanë 56 herë kampionët skocez.

Sa i përket gjykimit të ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Shkup, do të jetë arbitri turk, Halil Umut Meler, ai i cili do të ndajë drejtësinë për 90 minuta, teksa ndihmës të tij do të jenë bashkëkombasit, Kerem Ersoy dhe İbrahim Çağlar Uyarcan. Rolin e arbitrit të katërt do ta luaj Koray Gençerler, po nga Turqia, ndërkohë delegat i këtij takimi do të jetë slloveni, Danijel Jošt.

Leave a Reply