Mediat argjentinase, Di Maria pranë firmës me Interin

Interi po zhvillon një super mearkato, ndërsa së fundmi sipas asaj që raportojnë mediat në Argjentinë, “zikaltërit” nga Milano janë shumë afër transferimit të yllit argjentinas, Anhel Di Maria. Një informacion të këtillë ka publikuar “FOX Neës Argentina”, e cila njofton se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe se së shpejti Di Maria pritet të vishet zikaltër.

Di Maria është një dëshirë e vjetër e Interit, pasi të njëjtin kishte tentuar ta marrë edhe më herët, njëjtë sikurse edhe rasti i Raxha Naingolan, i cili këtë verë iu bashkua skuadrës së Spalletit, me të cilin kishte punuar bashkë edhe te Roma.

Rikujtojmë përveç Raxha Naingolan, Interi arriti që të transferojë edhe Stefan De Vraj, Kvadvo Asamoah dhe Mateo Politano.

Leave a Reply