Futbollisti më i mirë i ndeshjes finale është…..

Antuan Grizman i cili shënoi një gol nga pika e bardhë në finalen e madhe kundër Kroacisë (4:2), është zgjedhur futbollist më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi i Atletiko Madridit kaloi në epërsi për herë të dytë Francën, kur shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Subashiç. Në këtë mënyrë Grizman mbylli Botërorin e Rusisë me gjithsej 4 gola dhe dy asistime.

Është interesant fakti se Franca nuk ka humbur asnjë ndeshje, kur Antuan Grizman ka shënuar gol. Kjo ka ndodhur në plotë 21 ndeshje, në 19 prej të cilave Franca ka shënuar fitore.

Leave a Reply