Laudrup: Hazard më tha se do të transferohet te Reali

Brajan Laudrup ka thënë se Eden Hazard do të kalojë në rradhët e Realit të Madridit gjatë kësaj vere. Legjenda daneze e futbollit dha një deklaratë për gazetën kroate, “Sportske Novosti”, ku kishte folur edhe për të ardhmen e mesfushorit belg.

“Para disa ditëve fola me Eden Hazard dhe ai më tha se do të transferohet te Reali gjatë kësaj vere. Do të bëhet mirë për të dhe Realin e Madridit. Ai është një futbollist i klasit botëror” – kishte thënë Laudrup, i cili në të kaluarën ka luajtur me Çelzin.

Leave a Reply