RTK do të transmetojë ndeshjen e kthimit, Prishtina-SC Fola

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do ta transmetojnë ndeshjen kthyese FC Prishtina- SC Fola Esch nga Luksemburgu, e vlefshme kjo për raundin e parë eliminator të Liga Europa.

Fituesja e Kupës së Kosovës, do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, me shpresë se do të arrijë të eliminojë këta të fundit, duke kaluar në raundin e dytë. në ndeshjen që çon në rundin tjetër të Europa League.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave një javë më parë në Luksemburg, ishte mbyllur me barazim pa gola (0:0).

Ndeshja Prishtina – SC Fola Esch do të zhvillohet në enjten në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply