Franca të dielën edhe zyrtarisht u shpall kampione e Botës, duke mundur në finalen e madhe të Moskës, Kroacinë me rezultatin 4:2.
Vetëm pak kohë pasi ngritën lartë trofeun, futbollistët francezë që u kurorëzuan me medalje të aritnë këtë turne, i vërshuan rrjetet sociale, e sidomos llogaritë e tyre në Instagram.
Ata publikuan fotografi nga më të ndryshmet, por që shumica shfaqnin ata duke e mbajtur trofeun e çmueshëm të Botërorit.