Zherard: Shkupi është skuadër e organizuar, pres lojë agresive

Skuadra e Glasgou Renxhersit gjatë ditës së sotme zbarkoi në Shkup, ndërsa në orët e pasdite trajneri i skocezëve Stiven Zherard dhe futbollisti portugez Daniel Kandeas morën pjesë në konferencën zyrtare para sfidës së nesërme me FC Shkupin. Legjenda Zherard u shpreh i kënaqur me pritjen e bërë nga ana e Shkupit, duke theksuar se janë të gatshëm për takimin e kthimit, ku Renxhersi hyn me epërsi 2:0 nga përballja e parë. Pas konferencës Renxhersi zhvilloi edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Filipi i Dytë”, aty ku nesër edhe do të luhet ndeshja.

“Jam shumë mirënjohës për mikrpitjen e bërë dhe është privilegj për mua që jam këtu. Jemi të gatshëm për sfidën e nesërme. Kemi epërsinë nga takimi i parë. Pres një lojë më agresive nga Shkupi dhe ashtu duhet të jenë. Shkupi është skuadër e organizuar, ata luajtën ndeshje të mirë në Skoci. Por, unë besojë në ekipin tim dhe jami të gatshëm për gjithçka që na pret këtu. Shpresojë që skuadra ime do ta përfundojë punën ashtu siç dëshirojmë”, tha trajneri i Glasgou Renxhersit, Stiven Zherard ne konferencën për shtyp në Shkup.

Leave a Reply