Golat nga ndeshja Honved – Rabotniçki 4:0 (VIDEO)

Një disfatë identike si të Shkëndijës (0:4) pësoi sot edhe Rabotniçki në kuadër të fazës së parë eliminatore të Liga Europa, mirëpo për dallim nga “kuqezinjtë” që vazhduan tutje, “romantikët” u eliminuan, pasi në ndeshjen e parë në Shkup kishin shënuar një fitore të ngushtë, 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Për fitoren e skuadrës hungareze dhe kualifikimin në raundin e dytë u përkujdesën vetëm dy futbollistë, edhe atë Filip Holender (6’, 16’), i cili të dy golat i shënoi gjatë pjesës së parë, dhe braziliani Danilo (63’, 84’), që fillimisht nga penaltia shënoi për 3:0, që më pas 4 minuta para fundit të takimit të shënojë edhe golin e katërt, me të cilin vetëm konfirmoi kualifikimin e Honved në raundin e dytë të garave në Liga Europa.

Leave a Reply