Mesazhi i trajnerit Ramadani pas eliminimit nga Renxhersi

FC Shkupi të martën i dha fund aventurës së saj në garat europiane, mirëpo një gjë të tillë e bëri në mënyrë të denjtë. Kjo pasi Shkupi në arenën “Filipi i Dytë” barazoi pa gola ndaj gjigandëve skocez të Renxhersit, ndërsa edhe përkundër disfatës 0:2 në ndeshjen e parë në Skoci, ata treguan një performancë të mirë, duke bërë me dije se këtë vit në elitën e futbollit vendor do të jenë ndër skuadrat favorite për vendet e para në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë kjo ka entuziazmuar edhe vetë trajnerin Zekirja Ramadani, i cili përmes një postimi në profilin e tij në “facebook” kishte uruar gjithë futbollistët e tij, por njëkohësisht edhe grupin e tifozëve “Shvercerat” si dhe gjithë ata tifoz të thjeshtë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

“Një bravo e madhe për të gjithë futbollistët që dhanë maksimumin. Një bravo e madhe për SHVERCERAT, për spektaklin e dhënë në tribunë dhe një falemenderim për SHVERCERAT dhe të gjithë shikuesit tjerë për mbështetjen që na dhatë gjatë 90 minutave. Shpresojmë që do të ju gëzojmë herave tjera na vjen keq që këtë vit këtu mbaroi Europa” – kishte shkruar strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Leave a Reply