Shkëndija përveç disfatës, humbi edhe Radeskin!

Shkëndija përveç disfatës së thellë ndaj TNS-së në Uells, pësoi edhe një goditje tjetër të rëndë. Në minutat e fundit të takimit sulmuesi i “kuqezinjëve”, Marjan Radeski pësoi një dëmtim, i cili si duket është shumë serioz, pasi i njëjti u desh të largohet me ndihmën e barelave jashtë fushës.

Mbetet të shihet se sa serioz është ky lëndim, edhe pse reagimi i stafit mjekësor të Shkëndijës me siguri se kishte frikësuar trajnerin Qatip Osmani, i cili do të duhet të pres raportin e mjekëve të skuadrës lidhur me shkallën e dëmtimit të sulmuesit 23-vjeçar.

Radeski ndryshe në lojë në ndeshjen ndaj uellsianëve u inkuadrua vetëm në fillimin e pjesës së dytë, në vend të Bllagoja Todorovskit.

Leave a Reply