Turpërohet Vardari, eliminohet nga armenët e Pjunik (VIDEO)

Skuadra e Vardarit që vitin e kaluar përfaqësoi Maqedoninë në grupet e Liga Europa, sonte ka përjetuar një turp të madh, duke u eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian nga skuadra armene e Pjunik, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës minimale 0:1 në ndeshjen e parë në Erevan, sonte “kuqezinjtë” u mundën në Shkup me rezultatin 0:2, me dy gola të pranuar në 5 minutëshin e fundit të takimit.

Që të dy golat për skuadrën armene i shënoi rezervisti Bakar Balde, kur fillimisht në minutën e 85-të arriti të shënojë një super gol me një goditje fantastike me të majtën e tij, teksa golin e dytë e realizoi në minutën e 89-të, pas një kundërzbritje të shpejtë, kur Vardari me të gjitha forcat kërkonte golin e barazimit.

Pjunik në raundin e dytë eliminatorë do të përballet me kazakët e Tobol, të cilët eliminuan gjeorgjianët e Samtredia.

Leave a Reply