Vasoski: Të gjithë jemi të zhgënjyer

Aleksandar  Vasoski, i cili sonte udhëhoqi Vardarin në ndeshjen e kthimit kundër Pjunik në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, tha se është i zhgënjyer me rezultatin, aq më tepër që skuadra e tij u elimunua që në xhiron e parë. Rikujtojmë vitin e kaluar Vardari luante në grupet e Liga Europa, ndërsa këtë vit aventurën europiane e përfundoi që në muajin korrik.

Të gjithë jemi të zhgënjyer. Gjatë rezultatit 0:0 kishim disa raste për shënim, sidomos me anë të Barsegian, të cilat megjithatë nuk i realizuam. Kishim një reuzltat mjaft të papërshtatshëm nga ndeshja e parë, ndërsa kur pranuam gol gjithçka morri fund. Mendoj se duhet të punohet shumë. Ky eliminim është një goditje e rëndë për ne. Çdo disfatë e Vardarit dhemb shumë” – tha Vasoski.

Për Vardarin tashmë prioritet mbetet Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, ku me siguri se do ta ketë shumë të vështirë përballë Shkëndijës, por edhe përballë FC Shkupit, bazuar në fondin e futbollistëve që ka kjo skuadër dhe gjendjen në të cilën ndodhet.

Leave a Reply