Gostivari godet sërish në merkato, kësaj rradhe bënë pazar te Makedonija Gj.P

Gostivari vazhdon të bëjë një merkato të mirëfilltë në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas Fatih Ismailit (FC Shkupi – huazim), Lavdrim Skenderit (Renova), Valon Zeqirit (KEK-u) dhe portierit Artan Iljazi (KF Shkëndija – huazim), drejtuesit e Gostivarit gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar edhe mbrojtësin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Antonio Ilieski. Ky i fundit me skuadrën nga Gostivari ka arritur marrëveshje një vjeçare, ndërsa është ky një rikthim për mbrojtësin 21-vjeçar në venlindjen e tij, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin.

Pikërisht në vitin 2016-të Ilieski ishte larguar nga Gostivari në drejtim të EuroMilkut, që më pas verën e vitit 2017-të ti bashkohet Makedonija Gjorçe Petrovit. Ai gjithashtu ka qenë pjesë zinxhir e grumposhave të reja të përfaqësueses së Maqedonisë, duke luajtur për U17, U19 dhe U21.

Leave a Reply