Skënderbeu përshëndet Micin: Largimi yt është krenaria jonë më e madhe

Gledi Mici prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë dy vjeçare. Ai në këtë mënyrë i dha fund aventurës së tij dy vjeçare me Skënderbeun, me të cilën skuadër fitoi kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

27-vjeçari Mici gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në “Instagram”, u shpreh se po largohet nga Skënderbeu me zemrën plot, duke e falënderuar për gjithçka, ndërkohë nuk ka munguar gjatë ditës së sotme edhe përshëndetja nga skuadra korçare, e cila ka uruar tashmë ish futbollistin e saj, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese dhe duke falënderuar për gjithë kontributin që kishte dhënë me fanellën “bardhekuqë”.

“Largimi yt me zemrën plot, është krenaria jonë më e madhe. Faleminderit kampion për të gjitha emocionet që ndave me ne! 🙌🏻” – qëndronte në në postimin e klubit korçar në facebook.

Leave a Reply