Drita e Gjilanit rrëmben sulmuesin e Prishtinës

Drita e Gjilanit që do të vazhdojë garat e saj në eliminatoret e Liga Europa gjatë ditës së sotme ka bërë dy përforcime të bujshme, duke arritur që në rradhët e saja të sjellë dy futbollistë të Prishtinës.

Gazetasheshi raporton se Diar Miftaraj dhe Ahmed Januzi do të jenë pjesë e kampionëve në fuqi të Kosovës, edhe pse ky i fundit ende nuk e ka tërë dokumentacionin në duar. Finalizimi i marrëveshjes mbetet çështje ditësh, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon të mbyllë llogaritë me skuadrën e tij, Prishtinën.

Rikujtojmë se Drita ishte në bisedime e sipër edhe me ish sulmuesin e Kukësit, kroatin, Pero Pejiç, i cili aktualisht luan në Superligën e Kroacisë me skuadrën e Slaven Belupos. Ishte paga e lartë që kërkonte Pejiç, ajo që bëri që drejtuesit e Dritës të heqin dorë nga angazhimi i dikur golashënuesit më të mirë në Superligën e Shqipërisë, dhe të orientohen ka Ahmed Januzi.

Leave a Reply