Ibra vazhdon shkëlqimin në SHBA me LA Galaksi (VIDEO)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Los Anxheles Galaksit në superligën amerikane, ndryshe e njohur si MLS.

Suedezi ka shënuar edhe një gol tjetër, kësaj rradhe duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur në transfertë  Filadelfian me rezultatin 1:3 në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të.

Ibra shënoi në minutën e 63-të, kur për herë të parë kaloi në epërsi skuadrën e tij në këtë ndeshje, e cila paraprakisht me anë të Kamaras në minutën e 48-të kishte barazuar shifrat në 1:1, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Filadelfia 1, LA Galaski 3, e vendosi Ciani në minutën e 82-të.

Ndryshe për Ibrahimoviç ishte ky goli i 12-të sezonal në gjithsej 15 ndeshje. Me këtë fitore LA Galaksi renditet në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 35 pikë, 4 më pak se Dallasi në vendin e parë, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më shumë.

Leave a Reply