Juve e publikon listën e futbollistëve për turin në SHBA, mungojnë shumë yje

Juventusi ka publikuar listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në listën e publikuar nga trajneri Masimiliano Allegri vërehet mungesa e yjeve më të mëdhenj të skuadrës, të cilët ende janë duke e rimarrë veten pas paraqitjeve në Kampionatin Botëror të Rusisë.

Përveç Kristiano Ronaldos, që dihej edhe më herët se nuk do të udhëtojë me skuadrën e tij të re në këtë turne, gjithashtu do të mungojnë edhe Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Huan Cuadrado, Rodrigo Bentakur dhe Daglas Kosta, të cilët pritet të kthehen në stërvitje në fund të këtij muaji, derisa Mario Manxhukiç, Marko Pjaca dhe Blaise Matuidi, kanë marrë kohë shtesë për të pushuar pasi ishin pjesë e finales së madhe, Kroaci–Francë, me këta të fundit që dolën fitues.

Ndeshjen e parë në kuadër të “International Champions Cup”, Juventusi do ta zhvillojë të martën kundër Bajernit të Munihut.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Allegri:
Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Alex Sandro, Caldara, Barzagli, Perin, Joao Cancelo, Pinsoglio, Emre Can, Rugani, Betuatto, Del Favero, Bernardeschi, Fernandes, Macek, Kastanos, Clemenza, Pereira, Beltrame, Favilli, Di Pardo, Fagioli.

Leave a Reply