ZYRTARE, Superkupa e Spanjës luhet në Afrikë

Federata spanjolle e futbollit ka konfirmuar se Superkupa e këtij sezoni do të luhet në Maroko. Ndeshja midis Barcelonës dhe Seviljës do të zvillohet me 12 gusht në stadiumin “Tanger” me fillim në ora 22:00 sipas kohës lokale në Europë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për sezonin 2018/19 në Spanjë, ku mejdanin do të ndajnë fituesi i dy titujve të vitit të kaluar, Barcelona dhe finalisti i Kupës, Sevilja.

Për dallim nga vitet e kaluara kur për Superkupën e Spanjës luheshin nga dy ndeshje, kësaj rradhe fituesi i këtij trofeu do të vendoset në vetëm një ndeshje, që do të zhvillohet larg Spanjës.

Leave a Reply