Shkëndija nëse kalon Sherif Tiraspol, e pret përballja me gjigandët austriak

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërstarit të mundshëm në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Nëse skuadra tetovare kalon Sherif Tiraspolin në kuadër të raundit të dytë, në fazën tjetër e pret përballja ndaj gjigandëve austriak të Salzburgut, skuadër kjo e cila sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Liga Europa, ku u eliminua nga Olimpiku i Marsejës.

Ndeshjen e parë Shkëndija do të luante si mysafir me 7/8 korrik, teksa atë kthyese në Shkup me 14 gusht.

Leave a Reply