Lazim Destani gjithmonë afër sukseseve të Shkëndijës

Angazhimet dhe agjendat e Lazim Destanit sigurisht se janë shumë të ngjeshura por megjithëkëtë numri një i Shkëndijës së Tetovës po i ndjek me kënaqësi ndeshjet e kuqezinjve në arenën europiane. Në mesin e miqve që kishte ftuar, ai sërish u gjend te tribuna VIP në stadiumin e qytetit të Shkupit ku u zhvillua ndeshja e parë e turit të dytë në Ligën e Kampionëve mes Shkëndijës dhe skuadrës Sheriff Tiraspol nga Moldavia, ku Shkëndija fitoi me rezultat 1:0.

Nga tribuna duke i ndjekur ndeshjet e Shkëndijës, Lazim Destanin gjithmonë e shikojmë të shoqëruar nga personalitete të shquara nga sfera e kulturës, artit, shkencës, sportit por edhe nga jeta politike. Kësaj radhe në tribunë ai ishte i shoqëruar nga kreu i BDI-së Ali Ameti, kryetari i Aleancës Ziadin Sela, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari i Shkupit Enver Maliqi, kryetari i Gostivarit Arben Taravari si dhe shumë miq e të afërm të tjerë.

Vet fakti që Lazim Destanin e shikojmë të gëzohet në tribuna duke e ndjekur Shkëndijën në arenën europiane, flet qartë se ai ndihet i lumtur pasi kur e mori klubin nën përkujdesjen e tij, pikërisht ky ishte synimi dhe zotimi i tij, pra Shkëndijën një ditë ta shikojmë të shkëlqejë në skenën europiane. Me këto performanca dhe sukese të kuqezinjve kënaqen të gjithë tifozët e Shkëndijës anembanë viseve tona dhe në veçanti tifo-grupi ‘Ballistët’ të cilët nuk lënë ndeshje pa e brohoritur me mburje e krenari emrin e Lazim Destanit./Opinion.mk/

Leave a Reply