Neјmar irriton tifozët edhe në një turne të futbollit të stilit të lirë (VIDEO)

Neјmar, një prej futbollistëve më të mirë në botë, është shumë i njohur për veprimet spektakolare në fushën e gjelbër.

Mirëpo, ylli brazilian i PSZH-së shpesh talentin e tij e mbulon me veprime të tjera josportive krejtësisht të panevojshme, të cilat shkaktojnë irritim te rivalët dhe tifozët.

Kështu ndodhi edhe gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, ku Nejmar ishte futbollisti më i faulluar, por në të njëjtën kohë ishte ylli që krijoi më së shumti neveri me rolin e tij si aktor në fushë.

 

Së fundmi, Nejmar ka shkaktuar pakënaqësi te një grup tifozësh në Meksikë, ku ai ishte ftuar për të marrë pjesë në një turne të futbollit të stilit të lirë.

Nejmari humbi topin për një moment dhe sjellja e tij ndaj kundërshtarit nuk ngjante shumë me një lojë miqësore futbolli.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply