Mbyllet pjesa e parë, Siti ngushton epërsinë e Bajernit (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë midis Bajernit të Munihut dhe Mançester Sitit në kuadër të “International Champions Cup”, që në këto momente po zhvillohet në Majami, njofton “infOSport.mk”.

2:1 është rezultati i pjesës së parë në favor të skuadrës gjermane, që avansoi me golin e futbollistit shqiptarë, Meritan Shabani. Ky i fundit shënoi në minutën e 16-të me kokë, kur mjaft mirë u shërbye nga ana e brazilianit Rafinja, teksa Roben në minutën e 23-të falë asistit perfekt nga ana e Ffrank Riberit,  shënoi edhe golin e dytë për Bajernin.

Megjithatë kur të gjithë menduan se “bavarezët” në pushim do të shkojnë me dy gola epërsi, ashtu nuk mendoi edhe Berardo Silva, i cili me të majtën e tij precize në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi golin e  parë për Sitin, duke ngushtuar epërsinë e kampionëve gjerman në 2:1.

Leave a Reply