Pas Shaqirit shënon edhe Meritan  Shabani! Bajerni avanson ndaj Sitit (VIDEO)

Sonte është nata e futbollistëve shqiptarë. Pas super golit të Xherdan Shaqirit, një tjetër shëiptarë ka shënuar gol, kësaj rradhe për Bajernin e Munihut, njofton “infOSport.mk”. Fjala është për Meritan Shabanin, i cili shënoi një gol mjaft të bukur me kokë në rrjetën e Klaudio Bravo.

Shabani shënoi në minutën e 16-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e brazilianit Rafinja nga e djathta, duke kaluar në këtë mënyrë skuadrën “bavareze” në epërsi ndaj Sitit të Guardiolas.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 7 minuta më pas Bajerni shënoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe përmes këmbëshpejtit Arjen Roben.

Ndeshja ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Mançester  Sitit po zhvillohet në kuadër të “International Champions Cup”.

 

Leave a Reply