Shkupi përveç me Ferronikelin, cakton edhe një miqësore tjetër

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fillimin e kampionatit të ri futbollistik të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit edhe pse është një nga ekipet e para që këtë sezon ka filluar me përgatitje shkaku i paraqitjeve në arenën ndërkombëtare, ka aranzhuar edhe një ndeshje kontrolluese.

Skuadra që do të sfidojë Shkupin, është Gjilani nga Kosova, ndërsa ndeshja do të luhet të mërkurën (01.08.2018), me fillim në orën 16:30 minuta në stadiumin e Çairit.

Gjithashtu me 5 gusht me fillim në ora 17:00, është planifikuar të luhet edhe ndeshja ndaj Feronikelit, që fillimisht ishte caktuar për me datë 29 korrik.

Të dy ndeshjet do të jenë një mundësi më tepër që trajneri Zekirija Ramadani të sheh nga afër aftësitë edhe të futbollistëve të rinj nga Nigeria, Senegali dhe Ishujt Fare, që ditë më parë erdhën në testime te skuadra nga Çairi.

Rikujtojmë Shkupi me 25 korrik zhvilloi një ndeshje tjetër miqësore, kundër Ballkanit nga Therranda në Çair, ndaj së cilës skuadër regjistroi fitore me rezultatin 3:2.

Leave a Reply