Punë e kryer, Interi morri edhe kroatin Vrshaljko (FOTO)

Skadra e Interit mund të lëvdërohet edhe me përforcimin e 6-të gjatë merkatos së kësaj vere. Drejtuesit e 18-të herë kampionëve të Italisë kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre të Atletiko Madridit për transferimin e reprezentuesit kroat, Sime Vrshaljko.

Pritet që gjatë ditëve në vijim mbrojtësi i krahut të djathtë të ju nënshtrohet vizitave mjekësore te skuadra e tij e re.

Interi për shërbimet e Vrshaljkos do të paguajë 6.5 milion euro, ndërsa në marrëveshje do të përfshihet edhe një klauzolë, sipas së cilës skuadra që do të kërkojë shërbimet e kroatit do të duhet të paguajë 17.5 milion euro. Vrshaljko bëhet kroati i tretë që do të luaj te Interi në sezonin e ri, pas Brozoviç dhe Perishiç.

Në ndërkohë vazhdojnë bisedimet midis Interit dhe Bajernit të Munihut për mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Leave a Reply