Higuain po ju nënshtrohet vizitave mjekësore te Milani (VIDEO)

Gonzalo Higuain ka arritur në Milano, ndërsa rrugës për tu futur brenda klinikës “La Madonnina”, argjentinasi ishte rrethuar nga dhjetëra tifoz “kuqezi”, të cilët i gëzoheshin transferimit të tij në “’San Siro”.

Higuain fillimisht do të ju nënshtrohet vizitave mjekësore te Milani dhe më pas do të firmos me “rossonerët”, tek të cilët sezonin e parë do të luaj në formë huazimi, ndërsa si pjesë e këtij operacioni tek “kuqezinjtë” nga rradhët e Juves vjen edhe mbrojtësi Kaldara, i cili ëshët shkëmbyer me Leonardo Bonuçin.

Siç shihet në videon e mëposhtme personat e sigurimit nuk arritën që të ndalin turmën e tifozëve të Milanit, të cilët e ndiqnin makinën në të cilën sulmuesi po udhëtonte drejt klinikës, duke rrethuar lojtarin dhe duke kënduar në korrë këngë për sulmuesin e tyre të ri.

Higuain gjithë këtë situatë e përcolli duke buzëqeshur, mirëpo edhe duke nënshkruar disa autografe për tifozët e flaktë të Milanit.

Video materialin nga arritja e Higuain mund ta ndiqni KËTU.

Leave a Reply