Godet Fiorentina, sjellë reprezentuesin belg

Skuadra e Fiorentinës ka prezantuar futbollistin belg, Kevin Miralas, i cili skuadrës “vjollcë” i bashkohet në formë huazimi nga rradhët e Evertonit. Skuadra italiane gjithashtu ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Belgu do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga “Artemio Franki”. 30-vjeçari Mirales iu bashkua Evertonit gjatë verës së vitit 2012-të, ku në 186 ndeshje realizoi 38 gola. Gjatë gjysmësezonit të fundit Miralas në formë huazimi luajti te skuadra e Olimpijakosit.

Miralas me përfaqësuesen e Belgjikës ka zhvilluar 57 ndeshje, duke realizuar edhe 10 gola.

Leave a Reply