PSZH-ja demolon Monakon në debutimin e Buffon (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka demoluar Monakon me rezultatin 4:0 në ndeshjen e Superkupës së Francës, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola në këtë ndeshje për parisienët realizoi Anhel Di Maria, i cili shënoi golin e parë në minutën e 33-të dhe të fundit në minutën e 92-të, kur edhe formuloi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Përveç tij në listën e golashënuesve për PSZh-në u regjistruan edhe Kristofer Nkunku (40’) dhe Timoti Veah (67’), ndryshe djali i sulmuesit legjendar të skuadrës franceze dhe Milanit, Xhorxh Veah.

Në këtë ndeshje debutimin e tij zyrtarë me fanellën e PSZh-së e bëri edhe gardiani italian, Xhanluixhi Bufon, i cili këtë verë iu bashkua skadrës kampione të Francës nga rradhët e Juventusit. Në anën tjetër super ylli brazilian, Nejmar, këtë ndeshje e nisi nga stoli, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 76-të në vend të Marko Veratit.

Leave a Reply