Shabani debuton me barazim te FC Shirak

Bunjamin Shabani ka debutuar me barazim pa gola me skuadrën e tij të re FC Shirak në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Premier Ligës së Armenisë ndaj Banants. Futbollisti kumanovar ishte titullar në këtë sfidë, ndërsa luajti për 80 minuta.

“I lumtur në ambientin e ri, sot zhvillova ndeshjen e parë me ekipin. Trajneri dhe drejtuesit më dhanë besimin dhe insistonin që të luajë që nga starti i ndeshjes së parë. I kënaqur mbeta me lojën, mendojë që nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të bëjmë rezultate të mira gjatë kampionatit”, ka thënë për “InfOSport.mk” Bunjamin Shabani.

27 vjeçari disa ditë më parë  transferua te skuadra armene, duke u larguar kështu pas dy viteve nga FC Shkupi, ndërsa për portalin tonë ka shpjeguar se si është pritur në ambientin e ri.

“Kaloi gjithçka shumë bukur. Jam pritur në mënyrë shumë të mirë nga ana e kryesisë së klubit si dhe nga bashkëlojtarët. Jam adaptuar shumë shpejtë dhe besoj që do të bëjë më të mirën gjatë kohës që do të jem këtu”, përfundon Shabani.

Mesfushori shqiptar me skuadrën Shirak ndeshjen e radhës në kampionatin armen do ta luajë në shtëpi përballë ekipit Lori./InfOSport.mk

Leave a Reply