Ish futbollisti i Shkëndijës mund i vetëm Tiranën

Ish futbollisti i Shkëndijës, Meriton Korenica ka shkëlqyer sot në miqësoren e skuadrës së tij, Prishtinës ndaj Tiranës. Korenica shënoi 3 gola në një interval kohor prej vetëm 15 minutash. Golin e parë futbollisti prishtinas e realizoi në minutën e 13-të nga pika e bardhë, teksa 10 minuta më pas realizoi edhe një tjetër nga loja, duke ngritur epërsinë e Prishtinës në 0:2.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 28-të Meriton Korenica realizoi edhe golin e tretë, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit, i cili në minutën e 66-të e përcolli atë edhe duartrokitje frenetike, kur u zëvendësua nga ana e trajnerit Mirel Josa.

Në ato momente thuajse të gjithë tifozët në tribunën qendrore duartrokitën talentin kosovar, një gjest ky që tregonte respektin që kishte krijuar te kundërshtarët me lojën e tij. Korenica gjithë këtyre duartrokitjeve iu kundërpërgjigjë duke u ndalur dhe duke falënderuar  tifozët e Tiranës për këtë gjest, para se të ulej në pankinë i lumtur pasi sot kishte marrë më shumë se sa mund të shpresonte nga një miqësore vëllazërore, sikur kjo ndaj 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Rikujtojmë Korenica pjesë e Shkëndijës ishte gjatë vitit 2016-të, kur ishte vetëm 18-vjeç.

Leave a Reply