Jeri Mina shumë pranë transferimit tek Junajtedi

Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo  me ngulm po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor i portugezit është Jeri Mina, kartoni i të cilit zotërohet nga Barcelona. Sipas mediave spanjolle, klubi anglez dhe kolumbiani kanë arritur akordin paraprak, por mbetet për t’u bindur “katalunasit”.

Nëse palët arrijnë marrëveshjen, 23-vjeçari do të firmosë për pesë vjet me “Djajtë e Kuq” ku do të përfitojë 8.5 milionë euro në sezon.

Gjithsesi “katalunasit” presin që Mançester Junajted të rrisë ofertën prej 39 milionë eurosh, pasi nuk pranojnë ta lënë të lirë futbollistin për më pak se 45 milionë euro.

Leave a Reply