Lajm i mirë për Shkëndijën në prag të ndeshjeve me Salzburgun

Përforcimi më i fundit i Shkëndijës, Gledi Mici ka marrë dritë jeshile nga UEFA për të qenë pjesë e ndeshjeve të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzburgut, njofton “infOSport.mk”.

Mici gjatë kësaj merkatoje erdhi nga rradhët e Skënderbeut, mirëpo nuk ishte regjistruar me kohë për ndeshjet ndaj Sherif Tiraspol, ndeshje këto që i ndoqi si spektatorë.

Megjithatë pasditën e së shtunës skuadra tetovare përmes rrjeteve sociale  ka bërë të ditur se më në fund ka regjistruar mbrojtësin e majtë për ndeshjet me Salzburgun, dhe me siguri se ky do të jetë një lajm i mirë edhe për vetë trajnerin Qatip Osmani, që do të ketë një opcion më shumë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Leave a Reply