Empoli pranë nënshkrimit me ish futbollistin e Milanit dhe Interit

Skuadra e rikthyer në “Serie A”, Empoli është shumë pranë transferimit të Matias Silvestre nga rradhët e Sampdorias, njofton “Sky Sport”. Ai me Empolin pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare, me opcion për të vazhduar atë edhe për një vit tjetër.

Mbrojtësi 33-vjeçar gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat milaneze, Interin dhe Milanit. Sezonin e kaluar argjentinasi luajti në 34 ndeshje me Sampdorian, duke realizuar edhe një gol.

Leave a Reply