Kamza pasi mundi Vëllazërimin, sot miqësore me Korabin

Skuadra nga Superliga shqiptare, Kamza që fazën e përgatitjeve po e kryen në qytetin e Ohrit, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e rradhës kontrolluese, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën shqiptare të Korabit nga Dibra, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit në sezonin e ri do të garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim, njëjtë sikurse edhe Vëllazërimi i Kërçovës, skuadër kjo e cila ditë më parë u dorëzua përballë Kamzës, duke pësuar disfatë 0:3.

Dy golat e Rezit dhe një gol i Malajt i mjaftuan skuadrës së Kamzës, që sot me fillim në ora 17:00 në stadumin e qytetit të Ohrit do të tentojë të marrë një fitore tjetër përballë Korabit.

Skuadra dibrane ditë më parë zhvilloi miqësoren e saj të 7-të përballë Karaormanit, duke barazuar me rezultatin 1:1, teksa kontrolluesen e fundit para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Dytë, Korabi do ta zhvillojë me 10 gusht kundër skuadrës me po të njëjtin emër, Korabit nga Peshkopia e Shqipërisë.

Leave a Reply