Mustafi bënë humor me Xhakën, ky i fundit shpërrthen në të qeshur (VIDEO)

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi edhe sezonin e ri futbollistik do të jenë pjesë e Arsenalit, skuadër kjo që pas plotë 22 viteve do të udhëhiqet nga një emër tjetër, kur është në pyetje trajneri, Unaj Emeri.

Si duket edhe strategu spanjoll do t’u besojë dy futbollistëve shqiptarë sezonin e ri futbollistik në Angli që starton të premten (10 gusht) me ndeshjen midis Mançester Junajtedit dhe Lesterit, teksa Arsenali ndeshjen e saj do ta zhvillojë me 12 gusht kundër Mançester Sitit.

Është ky një lajm i mirë për Xhakën dhe Mustafin, të cilët kanë një marrdhënie te shkëlqyer mes vete, ndërsa shpesh herë dinë që momentet e tyre gazmore ti ndajnë bashkë edhe me ndjekësit e tyre nëpër rrjetet sociale.

Në një video të fundit që postoi mbrojtësi nga Gostivari, shihet se si ai bënë humor me Xhakën, teksa ky i fundit po fotografohej për sezonin e ardhshëm.

“Ta hëngsha frizurën” (modelin e flokëve) – dëgjohet duke i thënë Mustafi bashkëlojtarit të tij shqiptarë të Arsenali, Granit Xhakës, i cili nuk mundi të mbaj dot të qeshurat në ato momente.

Leave a Reply