Enis Bardhi merr rolin e “gazetarit” te Levante (VIDEO)

Skuadra e Levantes zhvillon përgatitjet përfundimtare për sezonin e ri në La Liga që nis javën e ardhshme, ndërsa përveç pritjeve që të jetë një ndër lojtarët më të mirë të ekipit, shqiptari Enis Bardhi është në qendër të vëmendjes edhe për atmosferën që krijon brenda grupit. Sot ekipi i Levantes në orar kishte fotografinë zyrtare për sezonin 2018/2019, ndërsa mes tjerash reprezentuesi i Maqedonisë ishte në qendër të vëmendjes duke marrë rolin e prezantuesit të përforcimeve të reja para mikrofonit të Levantes.

Edhe vetë Bardhi nuk ka mbetur pa u ngacmuar nga bashkëlojtari Erik Kabako që në shaka intervistoi shqiptarin për pritjet nga sezoni i ardhshëm.

Bardhi: Asgjë, të shkojë krej mirë. Jemi të përgatitur gjithë dhe presim të fitojmë shumë ndeshje.

Kabako:Mendon se Levante do të përfundojë si sezonin e kaluar?

Bardhi:Po, pres të vazhdojmë aty ku u ndalëm sezonin e kaluar dhe të vazhdojmë njejtë.

Kabako:Çka do u thoje tifozëve, dërgo një përshëndetje?

Bardhi:Ju dua!

Për Bardhin ky do të jetë sezoni i dytë te Levante në La Liga dhe sipas pritjeve ai shihet si një nga lojtarët që do të shkëlqejë. Sezonin e kaluar si debutues i ardhur nga Ujpeshti i Hungarisë, Bardhi u shfaq shkëlqyeshëm duke realizuar 9-të gola në 26 ndeshje, pjesa më e madhe perla të bukura dy prej të cilëve në disfatën e vetme të Barcelonës në edicionin e kaluar.

Enis Bardhi bëhet 'gazetar' te Levante

Enis Bardhi bëhet 'gazetar' te Levante

Публикувахте от Sportmania в Петък, 10 август 2018 г.

Leave a Reply